Parimet Editoriale
- Saktësia mbi shpejtësinë. Nuk publikojmë asnjë histori pa e shqyrtuar paraprakisht.
- E drejta e përgjigjes. Çdo institucion, kompani ose person i përmendur në një histori ka të drejtë të përgjigjet përpara ose pas publikimit.
- Respekti për autorin. Autori ka fjalën e fundit mbi mënyrën e identifikimit të tij (emër i plotë, inicial, pseudonim, ose identitet i fshehur).
- Mos dëmtimi. Nuk publikojmë detaje që rrezikojnë sigurinë e autorit ose të një pale të tretë, edhe kur ato detaje na janë dhënë.
- Transparenca e gabimeve. Kur gabojmë, e pranojmë dhe e korrigjojmë publikisht — shih Politikën e Korrigjimeve.
- Pavarësia editoriale. Vendimet për publikim merren nga ekipi editorial, jo nga donatorë apo pale të treta — shih Financimin dhe Transparencën.